Interneti pritet t'i nënshtrohet një prej ndryshimeve më të mëdha prej dekadash. Bëhet fjalë për miratimin e adresave të faqeve elektronike jo vetëm me gërma latine.
Presidenti i Korporatës për Caktimin e Emrave të Adresave në Interntit thotë se ka shumë shanse që votimi i nesërm të lejojë adresa interneti të shkruara me gërma të tilla si ato arabe, koreane, japoneze, greke, hindu dhe cirilike. Emrat e adresave te faqeve elektronike janë ato që përfundojnë me pike.com, pike.org e të tjera. Dhe mesa duket duke filluar nga neser ato mund te jene edhe ne gjuhe te tjera jo-latine.
Nga 1.6 miliardë përdoruesit e internetit në gjithë
botën, më shumë se gjysma përdorin gjuhë që kanë alfabete jo latine.
Interneti i pati fillesat në eksperimentet e një universiteti amerikan
në vitin 1969, por vetëm në fillim të viteve 1990, përdorimi i tij u
zgjerua përtej botës akademike dhe institucioneve kërkimore, tek
publiku i gjerë.