Lidhje

Shqipëria bashkëpunon me Hungarinë për plotësimin e standarteve


Shqipëria dhe Hungaria diskutuan sot për të bashkëpunuar në plotësimin e standarteve të Bashkimit Europian për integrim. Presidenti i Hungarisë, Lazlo Sojlom deklaroi gjatë një vizite në Tiranë se liberalizimi i vizave për Shqipërinë është një çështje teknike që lidhet me pasaportat dhe kufijtë, gjë që sipas tij, mund të realizohet deri nga fundi i verës së ardhshme. Vendet e Ballkanit mund të integrohen në Bashkimin Europian për rezultatet e tyre individuale ekonomike dhe jo për aresye politike. - theksoi presidenti hungarez. Ndërsa presidenti Bamir Topi, theksoi se Shqipëria është tashme një vend anëtar i NATO-s dhe po përparon me prodhimin e pasaporteve biometrike.

XS
SM
MD
LG