Lidhje

Aplikimi i Shqipërisë për anëtarësimin në BE


Në Tiranë autoritetet njoftuan sot se janë të gatshme të nisin menjëherë punën për plotësimin e pyetësorit që komisioni europian do të dorëzojë për të dhënë opinionin e tij për kërkesën për anëtarësim të Shqipërisë. Kjo e deklarua nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, një ditë pasi Brukseli njoftoi se kërkesa e Shqipërisë do të shqyrtohet javën e ardhshme nga Këshilli i Ministrave të BE për t'i kërkuar komisionit përgatitjen e vlerësimit.

XS
SM
MD
LG