Lidhje

Gjykata e Tiranës lë në burg sipërmarrësin Rezart Taçi


Në Shqipëri gjykata e Tiranës konfirmoi sot sërish masën e arrestit në burg për sipërmarrësin Rezart Taçi i akuzuar për rrahjen për shkak të detyrës të botuesit të gazetës Tema Mero Baze.

Gjykata nuk pranoi kërkesën e avokatëve për ndryshim të masës së sigurisë dhe as propozimin për një garanci prej 50 mijë eurosh për lirimin e sipërmarrësit. Avokatët mbrojtës deklaruan se çështjen do të ankimojnë në gjykatën e apelit.

Sipërmarrësi Rezart Taçi u përfshi në fillim të këtij muaji në një akt dhune ndaj gazetarit Baze, në një ndër Pub-et e kryeqytetit së bashku me dy punonjës të një prej shoqërive të tij, të cilët u arestuan në vendin e ngjarjes. Vetë Taçi u dorëzua tre ditë më vonë, pasi gjykata vendosi në mungesë masën e arrestit në burg edhe për të. Ai vetë ka mohuar të jetë përfshirë në një konflikt fizik.

Gazetari Baze dhe dy kolegë të tij kanë dëshmuar se ai ka qenë i pari që ka qëlluar. Për ngjarjen pati reagime të forta dhe ajo u dënua edhe nga përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar. (ze)

XS
SM
MD
LG