Lidhje

BB dhe BE për korrupsionin në Shqipëri


“Shqipëria dhe vendet e Ballkanit nevojitet që të thellojnë më tej reformat e nisura për të zhvilluar ekonominë, të përmirësojnë klimën e biznesit dhe të tërheqin investimet e huaja” - Kështu deklaroi drejtorja e Bankës Botërore për Shqipërinë, Kamila Nuamah, në konferencën rajonale për reformat dhe biznesin në Europën Juglindore. “Askush nuk mund të mohojë se në të gjithë vendet e rajonit - tha ajo - ekziston një boshllëk ndërmjet reformave në letër dhe zbatimit të tyre në terren. Ky zbatim është e rëndësishme që të mbërrijë deri tek sektori privat, në të gjithë territorin urban dhe rural të vendit, dhe me një liberalizim më të madh të ekonomisë”

Ndërsa përfaqësuesi i Delegacionit të Komisionit Europian për Shqipërinë, ambasadori Helmut Lohan, vlerësoi si një lajm të mirë pranimin nga Bashkimi Europian të kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit, gjë që sipas tij, tregon se vendi ka bërë përparim, por ende ka një nivel të lartë korrupsioni.

“Indeksi vjetor i perceptimit global të korrupsionit, i publikuar dje nga organizata Transparency International është një lajm i keq për rajonin dhe për Shqipërinë” – tha ambasadori Lohan.

Ai citoi raportin e Bashkimit Europian mbi përparimin e Shqipërisë, duke theksuar se ky vend vazhdon të godasë korrupsionin, por masat e institucioneve kundër kësaj dukurie janë të pamjaftueshme. “Korrupsioni është i pranishëm në shumë fusha dhe vazhdon të mbetet një problem vecanërisht serioz” - thuhet në raportin e progresit. //rd//

XS
SM
MD
LG