Lidhje

Ujëvara e Niagarës ndër më mahnitëset në botë


Ujëvara e Niagarës ndër më mahnitëset në botë
Ujëvara e Niagarës ndër më mahnitëset në botë

Shumë nga ujëvarat nëpër botë janë më të larta. Disa kanë një bukuri elegante, disa të tjera ndodhen në një mjedis përrallor. Por Katarakti i Niagarës ka energji të madhe, të fuqishme që të frymëzon dhe të mahnit.

Nuk është për t’u habitur që evropiani i parë që e përshkroi Ujëvarën e Niagarës tha se ujrat binin nga një lartësi 200 metra, ndërsa një tjetër në shekullin e 17-të e përshkroi atë si një ujëvarë që binte nga një lartësi 250 metra. Në fakt lartësia e Niagarës është më pak se sa një e katërta e këtyre shifrave, pra nga 55 në 60 metra. Por edhe sot, forca e përplasjes së ujit e gabon njeriun dhe e sfidon imagjinatën.

Pikërisht ajo forcë që e bën kaskadën e Niagarës të veçantë është se vëllimi i madh i ujërave gërryen kapërderdhësin që krijon ujëvarën.Niagara është një nga lumenjtë më të shkurtër në Amerikë, rreth vetëm 60 kilometra. Por katër nga pesë Liqenet e Mëdha shtrihen mes bankinave të tij.Dikur, ky lumë kishte më shumë ujë se sa lumenjtë Tamiz, Sena, Lori, Rin dhe Rona në Evropë, të marrë sëbashku

Vëllimi i madh i ujërave ka marrë me vete gurët në pragun e rënies dhe me kalimin e shekujve, ujëvara është zhvendosur mbi 10 kilometra kundër rrjedhjes së lumit. Gropa e madhe nën të është krijuar si rezultat i forcës së rënies së ujërave.

Shkencëtarët besojnë se kur katarakti të ketë gërryer edhe rreth tre kilometra të tjera nga shtrati i lumit, ujërat do të fillojnë të bien dhe do të kthehen në një lumë të rëmbyeshëm dhe eventualisht në një lumë të qetë. Megjithatë, këto ndryshime nuk do të fillojnë para dy mijë deri në tre mijë vjet.

Kështu pra, u mbetet shumë e shumë kohë njerëzve të kënaqin kuriozitetin e tyre, duke shkuar pranë kataraktit e duke shëtitur edhe nën të me anijet Maid Of The Mist. Çdo vit, rreth gjashtë milion vizitorë shkojnë në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë për të parë energjinë bubulluese të Kataraktit të Niagarës.

XS
SM
MD
LG