Lidhje

Afganistan: Vriten katër ushtarë amerikanë dhe tetë afganë


Forcat ndërkombëtare të sigurisë në Afganistan thonë se sulmet e kohëve të fundit në jugun dhe lindjen e vendit kanë shkaktuar vdekjen e katër ushtarëve amerikanë dhe tetë ushtarëve afganë.

Në një deklaratë të NATO-s thuhet se një bombë shpërtheu sot në Afganistanin lindor, duke vrarë një ushtar amerikan. Një sulm me bombë dje në Afganistanin Jugor shkaktoi vdekjen e dy trupave amerikane, ndërsa kryengritësit vranë edhe një ushtar tjetër.

Zyrtarët afganë thanë se një bombë në anë të rrugës në krahinën Helmand shpërtheu duke vrarë tre ushtarë afganë dhe plagosi dy të tjerë dje.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë kanë rënë dakord që të japin 39 milionë dollarë ndihma për zhvillim për krahinat afgane që kanë demonstruar pakësim në kultivimin e opiumit gjatë vitit të kaluar.//lk

XS
SM
MD
LG