Lidhje

Tirana dhe Vllaznia hetohen nga UEFA për shitje ndeshjesh


UEFA ka njoftuar se 5 klube sportive të Evropës po hetohen për shitblerje ndeshjesh.

Zyrtarët e UEFA-s thanë sot se klubet e përfshira janë Tirana dhe Vllaznia nga Shqipëria, Dinaburg e Letonisë, Ljubjana e Sllovenisë dhe Honved e Hungarisë.

Këto ekipe dyshohet se kanë shitur 7 ndeshje në kuadër të Kupës së Kampioneve në Evropë në periudhën 16 korrik – 6 gusht.

Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, tha se këto 7 ndeshje janë mes 40 takimeve të klubeve të Evropës që ishin identifikuar si të dyshimta.

Rreth 200 ndeshje të tjera po hetohen në Gjermani.

Mendohet se shitbjerjet në Gjermani janë organizuar nga grupe gjermane në kuadër të një skeme manipuluese bastesh.

Njoftimi i fundit vjen ndërkohë që zyrtarët e UEFA-s u takuan me drejtuesit e shoqatave të futbollit të 9 vendeve. UEFA tha se do të marrë masa të ashspra ndëshkimore ndaj atyre që janë përfshirë në shitblerje ndeshjesh.

XS
SM
MD
LG