Lidhje

Ekstradohet nga Turqia Aldo Bare


Në Shqipëri sot u ekstradua nga Turqia Aldo Bare, i konsideruar si një nga kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë

Bare mbërriti paradite në aeroportin Nënë Tereza me një fluturim charter, ndërkohë që për transferimin e tij ishin marrë masa të jashtëzakonshme sigurie jo vetëm në aeroport por edhe përgjatë rrugës deri në në Tiranë.

Për të ekziston një vendim nga gjykatat shqipatre me 25 vjet burg ndërkohë që ndaj tij janë kryer hetime nga prokuoria e Krimeve të rënda për një seri vrasjes, rrëmbimesh, vendosjesh eksplozivi, shkatërrim pronash.

Ai u arrestua në Turqi në mars të vitit 2006 dhe për më shumë se tre vjet ka vazhduar një betejë ligjore për sjelljen e tij në Shqipëri ndërkohë që ai kërkohet edhe nga drejtësia italiane për trafik droge.

XS
SM
MD
LG