Lidhje

Karaxhiçi sfidon Gjykatën e Hagës


Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç, i paraqiti një mocion gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në ish Jugosllavi, në të cilin sfidon legjitimitetin e asaj gjykate për ta dënuar.

Karaxhiçi gjendet përballë dënimit me burgim të përjetshëm nën një sërë auzash, mes të cilave genocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftërave në Ballkan në vitit 90-të.

Prokurorët në gjykatën e Hagës kanë ngritur akuzat se ai instrumentoi rrethimin 43 mujor të kryeqytetit të Bosnjes, Sarajevë. Ai akuzohet gjithashtu se organizoi masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 ku u vranë rreth 8000 mijë burra dhe djem myslimanë.

Në mocionin që u bë publik sot, Karaxhiçi argumenton se është "detyrimi i tij moral në dritën e historisë" të kundërshtojë ndëshkimin e tij. Ai thotë se është i pafajshëm për akuzat që i ngrihen. Gjyqi i tij është caktuar të rifillojë më 1 mars. //kk//

XS
SM
MD
LG