Lidhje

Shenja rimëkëmbjeje në Nju Orlinsit, 4 vjet pas uraganit Katrina


Më shumë se katër vjet pasi uragani Katrina shkatërroi Nju Orlins, qyteti po tregon shenja mëkëmbje. Popullata nuk është kthyer ende në nivelet që ishte para uraganit, por përpjekjet e rindërtimit dhe të turizmit po triumfojnë.

Ndërtesat njihen nga banorët vendas si shtëpitë e Brad Pitit pasi paratë nga forndacioni i aktorit Make It Righ mbështetën ndërtimin e tyre.

Ka rreth 20 shtëpi të tjera këtu në lagjen Lower Ninth Ward dhe fondacioni shpreson që eventualisht të sigurojë strehim për 150 familje këtu.

Të gjitha shtëpitë janë miqësore për ambjentin, të pajisura me panele diellore dhe të ndërtuara për ti rezistuar erërave të uraganit dhe përmbytjeve.

Colin Foots thotë se shtëpia e tij e re do ti rezistojë goditjeve të tjera të uraganëve.

Si shumë këtu, kjo shtëpi është ngritur në lartësi dhe arkitektët po eksperimentojnë gjithashtu me ide të tjera.

Kjo shtëpi lundron. Është ndërtuar mbi një anije. Duket si shtëpi e zakontë por mund të ngrihet 3 presje 6 metra.

Përmbytjet nga Katrina shkatërruan lagjen Lower Ninth Ward. Shumë shtëpi ende nuk janë rindërtuar.

Shtëpitë e Brad Pittit qëndrojnë në kontrast me zonat e zbrazta përreth.

Turizmi po luan gjithshtu një rol jetësor në mëkëmbjen ekonomike të Nju Orlinsit.

Allison Plyer është drejtoresha në qendrën e informacionit të komunitetit Greater New Orleans.

Mbështetja nga gjithë Amerika që ka ndihmuar qytetin e Nju Orlins është shumë e rëndësishme. Është e pallogaritshme sa shumë vullnetarë kanë ardhur për të ndihmuar në rindërtimin e shtëpive, sa shumë kanë grumbulluar fonde për qytetin.

Fondet private dhe shtetërore kanë ndihmuar Nju Orlins të përballojë recesionin më mirë sesa pjesë të tjera të vendit. Plyer thotë se niveli i papunësisë në qytet është gati 2 përqind më i ulët sesa mesatarja në shkallë kombëtare.

Nju Orlins po përparon. Ishte një katastrofë gjigande nga e cila na duhet të mëkëmbemi. Ndoshta do të na duhen dhjetë vjetë dhe kemi kaluar vetëm katër.

Plyer thotë se popullata e Nju Orlinsit është rreth 77 përqind e asaj që ishte para Katrinës dhe e ardhmja e qytetit varen në zhvillimin e atyre pjesëve që kanë mbështetur gjithmonë ekonominë e qytetit.

Ajo që duhet të bëjë Nju Orlins është ndërtimi i infrastrukturës së transportit, portet, hekurudhat. Këto janë jetësore për qytetin. Lumi Mississippi është një arterir transporti për një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara.

Ka shumë probleme që duhen kapërcyer por Nju Orlins ka ecur shumë gjatë viteve të fundit dhe njerëzit këtu jamë më shumë se gati tu kthehen kohëve të dikurshme.

XS
SM
MD
LG