Lidhje

Lavrov: Rusia dhe SHBA pranë nënshkrimit të një traktati të ri


Ministri i Jashtëm rus tha se vendi i tij dhe Shtetet e Bashkuara janë pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje për zëvendësimin e traktatit për armët bërthamore, të cilit i ka skaduar afati javën e kaluar.

Zoti Sergei Lavrov tha sot se marrëveshja e re do të nënshkruhet së shpejti, por nuk specifikoi një datë. Negociatorët amerikanë dhe ata rusë kanë punuar në Gjenevë për një marrëveshje e cila do të zëvendësojë Traktatin për Pakësimin e Armëve Strategjike të vitit 1991, START.

Por bisedimet kanë hasur në vështirësi teknike dhe Rusia ka lënë të kuptohet se nuk do më që inspektorët amerikanë të mbikqyrin uzinën e saj kryesore të prodhimit të raketave.

Departamenti amerikan i Shtetit bëri të njohur javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara kërkojnë vazhdimin e masave të transparencës dhe verifikimit ndaj arsenalit bërthamor rus. //ii

XS
SM
MD
LG