Lidhje

Takim Topi-Rama mbi ecurinë e institucioneve demokratike


Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Partisë Socialiste të opozitës, Edi Rama, për ecurinë e institucioneve demokratike. Zoti Rama foli me shqetësim për situatën e sistemit gjyqësor dhe institucioneve të shtetit të së drejtës, duke i kërkuar presidentit Topi që të bëhet garant i mirëfunksionimit të tyre. Kryeministri Sali Berisha deklaroi po sot se ishte i gatshëm për dialog dhe bashkëpunim me opozitën për të reformuar institucionet e drejtësise dhe sektorë të tjerë sipas standarteve evropiane.

XS
SM
MD
LG