Lidhje

Greqi: Reformimi i sistemit të taksave


Ministri grek i Financave tha se reformimi i sistemit të taksave është një hap i rëndësishëm drejt dhënies fund të krizës së tanishme financiare.

Jorgo Papakonstantinu tha sot se ndryshimet e taksave do të hyjnë në fuqi nga muaji mars. Ndryshimet supozohet të shkurtojnë evazionin e gjerë të taksave dhe të ndihmojnë në rritjen e besimit të huadhënësve se Athina është e aftë të zgjidhë krizën e defiçitit.

Greqia përballet me një defiçit qeveritar rreth 440 miliardë dollarë. Shqetësimet se Greqia do të ketë vështirësi të paguajë huatë e saj kanë bërë që dy agjenci të vlerësimit të ulin nivelin e klasifikimit të vendit. Agjencia tjetër e vlerësimit Moody’s po rishikon situatën e Greqisë.

Rreziqet e larta që çuan në uljet e klasifikimit të vlerësimit nënkuptojnë se huadhënësit do të kërkojnë norma më të larta të interesit. Kjo shton kostot ndërkohë që vendi është tashmë në krizën më të vështirë financiare në disa dekada. //iç//

XS
SM
MD
LG