Lidhje

Harta e kodit gjenetik për dy lloje të përhapura kanceri


Për herë të parë, shkencëtarët kanë ndërtuar hartën e plotë të kodit gjenetik për dy lloje të përhapura kanceri.

Një grup studiuesish të kryesuar nga shkencëtarë britanikë kanë identifikuar të gjitha ndryshimet qelizore të tumorit, ose mutacionet e krijuara prej tij, bazuar tek kanceri i lëkurës dhe ai i mushkrive. Mike Stratton i Institutit Sanger në Britani, tha se studimi i këtyre dy lloj kanceresh, paraqet ndryshimet gjenetike që shfaqen gjatë zhvillimit të tyre.

Shkencëtari Andy Futreal tha se sfida që shtrohet për vitet e ardhshëme , është që të kuptohet se cili mutacion i shndërron qelizat në kanceroze. Në studimet e tyre, shkencëtarë thanë se kanë gjetur më shumë se 23 mijë devijime në kancerin e mushkërive dhe më shumë se 33 mijë në qelizat që shkaktojnë kancerin e lëkurës.

Ata thanë se identifikimi i shndërrimit që shkatojnë kanceret do të ndryshojnë dhe mënyrën se si janë trajtuar këto sëmundje në të shkuarën.

Kërkimet mbi kanceret do të publikohne në revistën “ Natyra”. //iç//

XS
SM
MD
LG