Lidhje

Iran: Forcat e rendit përleshen me protestuesit në zonën qendrore të vendit


Grupet e opozitës iraniane thanë se forcat e sigurisë u përleshën me përkrahësit e klerikut të ndjerë.

Në faqet elektronike të opozitës thuhet se forcat e sigurisë qëlluan demonstruesit sot në mitingjet në kujtim të ajatollahut të madh Husein Ali Montazeri në vendlindjen e tij pranë qytetit Isfahan.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë reformistët duke arrestuar më shumë se 50 vetë.

Grupet opozitare thanë se policia iraniane u përlesh gjithashtu me reformistët që hodhën parulla kundër qeverisë.

Njoftimet nuk janë të konfirmuara nga burime të pavarura pasi Irani ka ndaluar mediat e huaja të mbulojnë ngjarjet.

Ajatollahu Montazeri vdiq të djelën në qytetin e shenjtë Kom në moshën 87 vjeçare. //iç//

XS
SM
MD
LG