Lidhje

Medvedev: Rusia do të zhvillojë një seri të re armësh bërthamore


Presidenti rus Dmitri Medvedev tha se vendi i tij do të zhvillojë një seri të re armësh bërthamore ndërkohë që vazhdon punën drejt arritjes së një traktati të ri armësh strategjike me Shtetet e Bashkuara.

Zoti Medvedev i bëri komentet në Moskë gjatë një interviste me redaktorët e tre stacioneve televizive që kontrollohen nga shteti. Ai tha se teknologjia e re e raketave do të zhvillohet në përputhje të plotë me çdo marrëveshje të re mbi armët që do të arrihet me Uashingtonin.

Traktati i tanishëm për Pakësimin e Armëve Strategjike skadoi në fillim të këtij muaji dhe zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë thonë se shpresojnë të arrijnë një marrëveshje të re në fillim të janarit. Zoti Medvedev dhe Presidenti Barak Obama ranë dakord në muajin korrik në Moskë që të përpiqen për një traktat të ri mbi armët bërthamore.

Zyrtarët thanë në atë kohë se një traktat i tillë do të përfshinte në arsenalin e secilit vend pakësime që do ta çonin numrin e mbushjeve bërthamore nga nivelet e tanishme në shifrat 1,500 deri në 1,650, pakësime që parashikohen të arrihen brenda 7 viteve të ardhshëm. //iç//

XS
SM
MD
LG