Lidhje

Senati amerikan mund t'i vërë saksione të forta Iranit në 2010


Ligjvënës me influence në Senatin amerikan thonë se do të kërkojnë vendosjen e sanksioneve të tjera për Iranin vitin e ardhëshëm.

Senati mbylli punimet dje pas miratimit të ligjit për reformën në shëndetësi.Por udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Harry Reid, tha se është i angazhuar të përgatitë për votim në janar paketën e sanksioneve për Iranin.

Nëse miratohet dhe bëhet ligj, paketa u hap rrugën Shteteve të Bashkuara të ndëshkojnë më ashpër kompanitë që furnizojnë me benzinë Iranin.

Megjithëse Irani është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës, ai nuk ka kapacitetin e duhur për rafinimin e saj dhe varet nga kompanitë e huaja për 40 përqind të karburantit që i nevojitet.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me shumicë dërrmuese një projektligj të ngjashëm në fillim të këtij muaji. //iç//
XS
SM
MD
LG