Lidhje

Familja Obama kalon pushimet e sezonit në Havai


Për presidentin amerikan Barak Obama, sezoni i Krishlindjeve dhe vitit të Ri ishte një udhëtim në kujtime. Familja e parë amerikane e kaloi javën me pushime në shtetin e lindjes së zotit Obama në Havai, ku përveç punëve të zakonshme, presidenti luajti golf, bejsboll, shkoi në plazh, hëngri në restorantin e tij të preferuar në Honolulu dhe u takua me miq të vjetër.

Dje zoti Obama mori vajzat e tij për një shëtitje dhe u dha një akullore tradicionale. Presidenti mori akulloren e tij të preferuar me aromë limoni dhe qershie që pronarët e dyqanit e kanë quajtur snowbama për nder të tij.

Natën e Vitit të Ri, familja presidenciale ndoqi filmin e ri thrillër tre dimecional të James Cameronit, Avatar. Por pas gjithë këtij relaksi kishte masa të rrepta sigurie. Familja Obama mbërriti në kinema shumë përpara orarit të hapjes, për ta parë filmin në sallën bosh. Po ashtu plazhi publik u mbyll për familjen e parë.

XS
SM
MD
LG