Lidhje

Austin: Qeveria e Iranit shpreson të frikësojë qytetarët e saj


Drejtori i Zërtit të Amerikës, Danforth Austin, tha se qeveria e Iranit shpreson të frikësojë qytetarët e saj duke ndaluar kontaktet me rreth 60 organizata, mes tyre Zëri i Amerikës dhe BBC-ja.

Zoti Austin shprehu shpresën se iranianët, që besojnë tek e drejta e lirisë së fjalës do të vazhdojnë të komunikojnë me Zërin e Amerikës në mënyrë që iranianët dhe popujt e tjerë në botë do të shikojnë atë që ai e quajti “kthimin shtypës të ngjarrjeve në Iran.

Ai e quajti të turpshme që zyrtarët iranianë kanë frikë nga fjalët dhe mendimet e popullit të vet.

Në Iran, media njoftoi se autoritetet iraniane kanë ndaluar qytetarët që të kenë kontakte me 60 organizatat. Sipas tyre, zëvëndës-ministri iranian i zbulimit tha se këto organizata kanë luajtur rol në nxitjen e dhunës pas zgjedhjeve në Iran.

XS
SM
MD
LG