Lidhje

Kosovë: Kremtohen Krishtlindjet ortodokse


Besimtarët ortodoksë në Kosovë po kremtojnë krishtlindjet sipas kalendarit të vjetër që shënon sot lindjen e Jezu Krishtit. Udhëheqësit politikë të vendit krahas përgëzimeve drejtuar besimtarëve ortodoksë u kanë bërë thirrje atyre që të integrohen në jetën politike dhe t'i japin fund kundërshtimit të pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq, presidenti serb Boris Tadic i cili ka qëndruar në manastirin e Deçanit ka deklaruar se Serbia me Kosovën në kuadër të saj do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG