Lidhje

Teheran: Vritet profesori i fizikës bërthamore nga një sulm me bombë


Një sulm me bombë në Teheran vrau një profesor iranian të fizikës bërthamore.

Zyrtarët thonë se një motorçikletë bombë shpërtheu sot para shtëpisë së Dr. Masud Ali Mohamed, një shkencëtar i fizikës bërthamore dhe profesor në Universitetin e Teheranit.

Televizioni shtetëror fajësoi agjentët amerikanë dhe izraelitë për shpërthimin dhe e cilësoi zotin Mohamadi si përkrahës të Revolucionit Islamik të vitit 1979 që solli klerikët islamikë në pushtet.

Megjithatë, faqet e internetit pro reformave e kanë publikuar emrin e zotit Mohamadi në listën e profesorëve të universitetit që mbështesnin udhëheqësin e opozitës Mir Hosein Musavi në zgjedhjet presidenciale të qershorit.

Opozita iraniane akuzon presidentin Mahmud Ahmadinexhad për manipulimin e zgjedhjeve të qershorit për të fituar rizgjedhjen e tij dhe ka organizuar protesta anti-qeveritare gjatë gjashtë muajve të fundit. //bsa//

XS
SM
MD
LG