Në Kosovë, policia sot detyroi një zyrtar të lartë të qeverisë së Serbisë që të ndërpresë një vizitë në një komunë me shumicë serbe dhe e shoqëroi atë për në kufirin me Serbinë. Policia tha se ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, u urdhërua të largohej, meqë nuk kishte lejen e autoriteteve të vendit për të qëndruar zyrtarisht në Kosovë.