Lidhje

Kaskadat mahnitëse të Veriut


Kaskadat mahnitëse të Veriut
Kaskadat mahnitëse të Veriut

Majat me thepa të vargmaleve, luginat e thella, ujvarat në formë kaskade dhe mbi 300 shkëmbenj glacialë zbukurojnë kompleksin e Parkut Kombëtar të Kaskadave të Veriut. Tri formacione natyrore në këtë zonë malore menaxhohen si një e tërë dhe ato përfshijnë Parkun Kombëtar të Kaskadave të Veriut, Liqenin Ros dhe zonën turistike kombëtare të Liqenit Shillén. Malet e thepisura dhe rrymat e Oqeanit Paqësor nën to krijojnë variacione të ndryshme të kushteve klimatike në Kaskadat e Veriut. Një nga vendet me më shumë borë në botë, pjesa perëndimore e maleve akumulon më shumë dëborë se sa është shkrirja e saj vjetore, duke formuar kështu shtresat glaciale. Në anën lindore, moti është më i thatë.

Vargmali Kaskadat shtrihet në kufirin e shtetit verior amerikan Uashington me Kanadanë dhe është pjesë e Parkut Kombëtar Kaskadat e Veriut. Këtu natyra është e praprekur dhe pothuajse e egër.

Duhet mjaft kurajo të lundrosh në lumenjtë e rrëmbyer dhe të ngjitesh përpjetë shpateve të thepisura të mbushura me borë për të mbërritur në majën e Kaskadave, që me të drejtë quhen Alpet Amerikane.

Forca të mëdha të natyrës kanë gdhendur këto kreshta graniti. Akujt glacialë mbulojnë mbi 300 kreshta shkëmbore të parkut, më të shumtat në rajonet kontinentale të Shteteve të Bashkuara.

Autostrada që kalon nëpër Kaskadat e Veriut ofron një shëtitje mikpritëse në pejsazhin e parkut, duke e çuar vizitorin atje ku nuk do të guxonte të shkonte ndryshe për të parë misteret e florës dhe faunës së kësaj natyre të ashpër malore.

Në pellgun ujëmbledhës të krijuar nga shkrirja e akujve glacialë të parkut që quhet Liqeni Shillén, vizitorët mund të shëtisin me anije dhe të shkojnë për vizitë në fshatin malor Stehíkëm. Këtu natyra e paprekur e majave dhe luginave të gjera e të pashkelura ende pret gjurmët e çizmeve moderne.

Kaskadat u ofrojnë alpinistëve një sfidë të paparë ndonjëherë, shtegun e Kreshtës së Paqësorit me një gjatësi rreth 4 mijë kilometra, nga kufiri i Meksikës deri në majat magjepsëse të Kaskadës së Veriut.

XS
SM
MD
LG