Lidhje

Presidenti Obama në Masaçuset për fushatën e demokratëve në Senat



Presidenti amerikan Barak Obama udhëton drejt Masaçusetsit sot, për të bërë fushatë për kandidatin demokrat që do të zërë vendin e lënë në senat nga senatori që ndërroi jetë Eduart Kenedi.

Anketat e fundit tregojnë se kandidatja demokrate, prokurorja e përgjithshme e Masaçusetsit Martha Coakli, mund të humbasë në zgjedhjet që do të mbahen të martën në Masaçusets.

Një fitore nga republikanët, mund t’iu kushtonte demokratëve vendin e tyre të 60-të në Senat dhe pakëson aftësinë e tyre për të bllokuar republikanët në taktikat e tyre vonuese për ligje të ndryshme, kryesisht në ligjin për reformën e kujdesit shëndetësor.

Fituesi i zgjedhjeve do të zëvendësojë vendin e lënë bosh nga Kenedi në mes të mandatit . Vëllai më i ri i presidentit amerikan Xhon Kenedi, e mbajti vendin e tij në Senat për 47 vjet deri sa u nda nga jeta në Gusht të vitit të kaluar.

Ted Kenedi, fitoi reputacion si “ luani “ i Senatit, për ngritjen e çështjeve të tilla si të drejtat civile, arsimi, imigracioni dhe kujdesi shëndetësor.

XS
SM
MD
LG