Lidhje

Presidenti Obama nderon kujtimin e Martin Luther Kingut


Në një kishë ku Martin Luther Kingu foli këtu e 50 vjet të shkuara, presidenti Obama foli për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen. Ai foli rreth përpjekjeve të lëvizjes për të drejtat civile dhe fitoret e arritura me veshtirësi të zotit King.

“Ne shijojmë frytet e heqjes së paragjykimeve dhe fanatizmit...ngadalë, nganjëherë me hope, por të pakthyeshme nga zemrat njerëzore. Është ai përparim që e ka bërë të mundur që unë të jem këtu, për popullin e mirë të këtij vendi që të zgjedhë një afrikano-amerikan presidentin e 44 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Presidenti shfrytëzoi rastin të reflektonte në sfidat që ai u përball gjatë vitit të parë në Shtepinë e Bardhë. Ai tha se ekonomia e trazuar po vë vendin në provë.

“Papunësia është në nivelin më të lartë në më shumë se një çerek shekulli. Askund nuk është më e lartë sesa në komunitetin afrikano-amerikan.”

Ai tha se shumë njerëz po ndihen mosbesues dhe madje po humbasin shpresat rreth së ardhmes. Ai u bëri thirrje atyre që të kenë besim.

“Po kalojmë një dimër të vështirë. Është më i vështiri prej kohësh. Por le të kujtojmë se populli amerikan ka kaluar dimra të rendë edhe më parë.”

Presidenti Obama hodhi veshtrimin drejt të pranishmëve në kishën baptiste në bulevardin Vermon të themeluar në vitin 1886 nga ish skllevërit dhe theksoi mësimet nga hisotia.

Ai tha se amerikanët që tani përballen me probleme të renda, duhet të punojnë sëbashku, të gjejnë zgjidhjen e brendshme dhe të kërkojnë përparime hap pas hapi.

XS
SM
MD
LG