Lidhje

NATO-Rusi, takim në Bruksel për herë të parë pas vitit 2008


Shefat ushtarakë të NATO-s dhe ata rusë do të takohen javën e ardhshme në Bruksel për herë të parë që nga viti 2008, kur kontaktet e këshillit NATO-Rusi u bllokuan pas luftës së shkurtër mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass bëri të ditur se Moska do të përfaqësohet nga Gjenerali Nikolai Morozov.

Takimi më 26 janar i NATO-s pritet të përqëndrohet tek Afganistani, dislokimet e NATO-s dhe ofertat e reja ruse për të ndihmuar forcat e aleancës atje.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen vizitoi Moskën në dhjetor në përpjekje për të siguruar më shumë ndihmë ruse për forcat e NATO-s në Afganistan.

Aktualisht Rusia e lejon NATO-n të dërgojë pajisje jo-vdekjeprurëse me tren në Afganistan. Moska ka tashmë një marrëveshje për të lejuar Shtetet e Bashkuara që të përdorin hapësirën ajrore për të dërguar trupa e pajisje të NATO-s në Afganistan.

Zoti Rasmussen ka kërkuar lejimin e aeroplanëve të NATO-s dhe të aeroplanëve amerikanë. //ii

XS
SM
MD
LG