Lidhje

Shqipëri, qeveria nis procesin e vlerësimit të dëmeve


Në Shqipëri, qeveria nis procesin e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive në zonën e Shkodrës.

Në mbledhjen e sotme u miratua vendimi i cili përcakton ngritjen e grupeve të punës, mënyrën e vlerësimit të dëmeve si dhe të përballimit financiar dhe dëmshpërblimit të tyre.

Kryeministri Sali Berisha tha se do të bëhet vlerësimi i të gjitha dëmeve në ndërtesa, në stalla, hangarë, në objekte sociale dhe publike, në orendi shtëpiake, në të mbjella dhe gjënë e gjallë.

Për të bërë një vlerësim sa më real dhe të ndershëm, i gjithë procesi -theksoi kryeministri do të mbështetet - jo vetëm në vëzhgimin në zonat e prekura por edhe në pamjet satelitore përsa i përket godinave apo në regjistrin e matrikullimit të gjësë së gjallë.

Dëmet e shkaktuara pritet të kapin një shifër prej disa dhjetra milion euro.

XS
SM
MD
LG