Lidhje

Shenandoah dhe Rruga e Qiellit në Virxhinia


Shenandoah dhe Rruga e Qiellit në Virxhinia
Shenandoah dhe Rruga e Qiellit në Virxhinia

Vimë kështu në rubrikën tonë të përjavëshme "Parqet Kombëtare të Amerikës" ku do t'ju sjellim pamje nga Parku kombëtar Shenandoah që ndodhet rreth 100 kilometra larg kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara. Një rrugë përmes parkut, që kalon nëpër një kreshtë malore ofron pamje mrekulluese. Është pikërisht ajo që quhet Skyline Drive, Rruga e Qiellit.

Shekuj më parë, ndoshta 200 shekuj më parë, kur elefantët dhe mamuthët vërtiteshin nëpër këto kodra, edhe njerëzit jetonin këtu. Vetë malet janë të vjetra edhe sipas standardeve më të përgjithshme gjeologjike. Ato u krijuan nga lëvizja e kores së tokës më shumë se një miliard vjet më parë, pas shekujsh me radhë aktiviteti vullkanik. Depozitimet e llavës krijuan shkëmbenj masivë formacionesh mahnitëse.

Në vitet 1700 filluan të vinin këtu me shumicë imigrantët evropianë. Së pari erdhën ndërtuesit e kasolleve, por më pas filluan të shkelnin këto vise ata që kishin para të investonin e që u bënë zotër të plantacioneve. Disa dhjetra mijëra hektarë pyje u dogjën me rrënjë dhe toka u pastrua për të kultivuar drithëra, duhan, erëza dhe hashash.

Pak kohë pas Revolucionit Amerikan, në vargmalet blu filluan të ndërtoheshin minierat e hekurit dhe më shumë drurë u prenë për t'u hapur rrugën aktiviteteve të tilla si ndërtimi i vagonëve për transport dhe për nxjerrjen e qymyrgurit të nevojshëm për shkritjen dhe përpunimin e mineralit të hekurit. Pastaj erdhën punëtorët e hekurudhave, kryesisht imigrantë irlandezë. Edhe një herë tjetër, sipërfaqe pyjesh u pastruan për të shtrirë trasenë e hekurudhës në këtë terren shkëmbor dhe për të ndërtuar tunele.

Në vitin 1914 shërbimi i pyjeve raportoi se në zonë kishte mbetur shumë pak lëndë e vlefshme druri. Megjithatë, disa individë që kishin besim se në të ardhmen këto male nuk do të kishin vlerë për mallra, por si burime për argëtimin dhe shplodhjen e njerëzve. Më i shquari mes tyre e me një vizion të madh ishte George Freeman Pollock, një burrë shtat vogël por gjigand në mbështetjen e tij për zhvillimin e zonës si pikë turistike. a small man physically, but a promotional giant.

Ishte pikërisht energjia e pashtershme e Pollock-ut, më shumë se gjithçka tjetër, që bindi një komision të posaçëm të emëruar nga Sekretari i Burimeve Natyrore për shpalljen e zonës si park kobëtar. Presidenti Roosevelt nënshkroi aktin e krijimit të parkut në vitin 1936. Që prej atëhere, pyjet kanë mbuluar përsëri shpatet e zhveshura të maleve duke iu rikthyer natyrës.

Sot, një rrugë piktoreske prej rreth 800 kilometrash që përfshin edhe Appalachian Trail, prej 150 kilometrash, kalon përmes kreshtës së Appalachian që ndan luginat Piedmont dhe Shenandoah, e ajo quhet Rruga e Qiellit. Secila nga 66 pikat e qendrimit përgjatë saj ofron pamje nga më të ndryshmet, sa piktoreske aq edhe frymëzuese.

XS
SM
MD
LG