Lidhje

Shpallen kandidaturat për çmimin Oskar


Sot në Los Anxhelos u mbajt ceremonia e shpalljes së kandidaturave për Çmimet e Akademisë, apo siç njihen ndryshe, çmimet Oscar për kinematografinë. Filmi fantastiko-shkencor Avatar dhe ai “The Hurt Locker” me temën e luftës në Irak që ka ngjallur mjaft kritika, morën secili nga 9 kandidatura, përfshi atë të filmit më të mirë dhe regjizorit më të mirë për James Cameron, regjisori i filmit Avatar dhe Kathryn Bigëlo, regjisore e filmit “The Hurt Locker”.

Regjisorja Bigëlo, e cila ka qenë bashkëshorte e regjisorit Camron, fitoi javën e kaluar çmimin e parë në ceremoninë e Guid Awards për regjisorët. Deri tani asnjë grua nuk ka fituar një çmim Oskar për regjizurë. Filma të tjerë kandidatë për kategorinë e filmit më të mirë janë “District 9”, një histori me qenie jashtëtokësore, filmi “Inglorious Bastards” me temën nga Lufta e Dytë Botërore dhe filmi vizator “UP”.

Kjo kategori e çmimeve u zgjerua këtë vit me 10 kandidatura, në vend të 5 që ka qenë tardicionalisht, me shpresën për të ngjallur më tepër interesin e publikut. Për çmimin e aktorit më të mirë konkuron Jef Brixhes për interpretimin në rolin e këngëtarit të muzikës country në filmin “Crazy Heart” dhe Sandra Bullock për interpretimin në rolin e nënës në filmin Blind Side. Ceremonia e 82-të e Çmimeve të Akademisë do të ndiqet me televizion më 7 mars dhe ajo do të drejtohte nga aktorët Alec Baldwin dhe Steve Martin. //rd//

XS
SM
MD
LG