Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se sigurimi evropian është dobësuar gjatë 20 vjetëve të fundit dhe ka mbetur shumë pas zhvillimeve moderne teknologjike dhe ekonomike.
Në një fjalim të mbajtur në një konferencë ndërkombëtare për sigurinë në Mynih, zoti Lavrov tha se OSBE-ja është bërë një organizatë e paefektshme.
Ai tha se OSBE-ja po humbet shansin për të bashkuar Evropën pas përmbysjes së ish Bashkimit Sovjetik.
Ai shtoi se duke mbështetur zgjerimin e NATO-s, OSBE-ja ka lejuar që vijat ndarëse të zhvendosen drejt lindjes.
Zoti Lavrov shtoi se ky qëndrim ka dëmtuar sigurinë në Evropë. Si shembuj ai përmendi sulmet ajrore amerikane në Jugosllavi në vitin 1999 dhe luftën në Gjeorgji në vitin 2008 si shembuj.
Ministri i Jashtëm rus u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të heqin dorë nga ajo, që ai e quajti, "mentalitet i Luftës së Ftohtë ndaj sigurisë", dhe të punojnë për një traktat shumëpalësh sigurie. //mm//