Lidhje

Ukraina në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale


Të djelën në Ukrainë zhvillohen votimet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kryeministrja Julia Timoshenko dhe udhëqësi i opozitës, kandidati pro-rus Viktor Janukoviç, do të jenë përballë njeri tjetrit, pas zënies së dy vendeve të para në një garë me 18 rivalë.

Të premten dy kandidatët i dhanë fund fushatës së ashpër ndaj njeri tjetrit me dy mitingje, që u zhvilluan vetëm disa qindra metra larg njeri tjetrit në Kiev.

Tensionet janë shtuar gjatë ditëve të fundit, ndërsa palët akuzojnë njera tjetrën për komplot, për të manipuluar me votat. Në se gara del me rezultat të ngushtë, ka shenja të dukshme se humbësi nuk do ta pranojë humbjen dhe do të përpiqet të mobilizojë përkrahësit në rrugë.

Autoritetet në Kiev thanë se Partia e Rajoneve, e zotit Janukoviç ka paraqitur një kërkesë për të orgaizuar një miting me rreth 50 mijë pjesëmarrës të hënën, një ditë pas zgjedhjeve.

Ministri i përkohshëm i Brendshëm Juri Lushenko, një aleat i kryeministres Timoshenko, tha se rreth 2 mijë ish policë, kanë mbërritur në Kiev në mbështetje të kandidatit Janukoviç. //mm//

XS
SM
MD
LG