Lidhje

Presidenti i Kosovës dekreton 22 gjykatës dhe prokurorë të rinj


<!-- IMAGE -->

Presidenti i Kosovës dekretoi sot 22 gjykatës dhe prokurorë të rinj me çka përmbyllet një periudhë e një proces gati dy vjeçar, i cili pritet të përfundojë në vitin 2011 kur duhet të mbyllet procesi i reformës së sistemit të drejtësisë në vend.

Në një ceremoni në të cilën morën pjesë edhe ambasadori amerikan Kristofer Dell dhe përfaqësues të tjerë të vendeve kryesore perëndimore, Presidenti Sejdiu tha se institucionet e vendit do të mbështesin përmbushjen e standardeve të duhura për një sistem gjyqësor të qëndrueshëm.

Sistemi i drejtësisë në Kosovë është ndër më të kritikuarit qoftë nga organizata ndërkombëtare qoftë edhe nga vetë institucionet e vendit.

Në mesin e të dekretuarve është edhe kryetari i ri i Gjykatës së lartë të vendit, Fejzullah Hasani, i cili menjëherë pas marrjes së postit u ankua për mungesë të jashtëzakonshme të gjykatësve dhe prokurorëve ne vend.

Aktualisht situata më e vështirë në Gjykatat ne veriun e Mitrovicës të cilat nuk funksionojnë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Ato u mbyllën pas protestave të qytetarëve serbë të zemëruar me shpalljen e pavarësisë. Tash për tash atje janë të angazhuar 3 gjykatës dhe 2 prokurorë të misionit të EULEX-it.

Zyrtarë të këtij misioni thonë se presin një zgjidhje për këto gjykata, brenda gjysmës së parë të këtij viti dhe gjë që do të hapte rrugën për normalizim të jetës në veri. //ii

XS
SM
MD
LG