Ligjvenësit grek nga partia socialiste në pushtet thonë se parlamenti do të hetojë numrat e gabuar të defiçitit të njoftuara nga qeveria e mëparshme konservatore, çfarë shkaktoi krizën e tanishme financiare në atë vend. Detajet e hetimeve, përfshi mundësinë e dënimit për përsonat përgjegjës, nuk janë njoftuar.Qeveria e kaluar nuk dha një tablo të plotë të defiçitit buxhetor dhe borxheve nderkohë që humbi pushtetin vitin e kaluar. Defiçiti i lartë ka shokuar administratën socialiste dhe kercënon të ulë ndjeshëm vlerën e euros.
Defiçiti ishte afro 13 përqind vitin e kaluar, katër herë më shumë sesa lejohet nga Bashkimi Evropian. Athina ndërkohë po ndermerr disa hapa të rendësishëm për të shkurtuar defiçitin, përfshi ngrirjen e pagesave për shërbimin civil dhe shtimin e taksave.
Ministrat e financave të Bashkimit Evropian po i japin afat Greqisë deri nga mesi i marsit që të tregojë se hapat e ndermarra për shkurtimin e defiçitit po funksionojnë para se të kërkojnë veprime më të ashpra. Kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker i dha mesazhin teknik Greqisë por në afat tejet të qartë.Kryeministri i cili gjithashtu kryeson një grup të ministrave të financave të bllokut, tha se kriza e defiçitit të buxhetit të Greqisë është një problem i atij vendi që Athina duhet ti japë rrugë zgjidhje.
Në një konferencë shtypi në Bruksel, ku u zhvillua takimi i ministrave të financave të Bashkimit Evropian, zoti Juncker caktoi mesin e muajit mars si afat që Athina të tregojë se mund të ulë defiçitin deri në masën 8.7 përqind të prodhimit të saj të përgjishëm deri nga fundi i vitit, krahasuar me defiçitin e sotëm prej 12.7 pëqindësh.
“Lidhur me Greqinë kemi vendosur sa vijon, si rezultat i rrezikut që paraqet defiçiti dhe tavani i borxheve, Greqia duhet të njoftojë në raportin e prezantuar me 16 mars 2010 masat për të siguruar arritjen e synimit buxhetor për vitin 2010.”
Zoti Juncker i bëri thirrje Greqisë që të rrisë të ardhurat përmes taksave dhe tatimeve si dhe të shkurtojë shpenzimet. Buxheti i Greqisë vitin e kaluar ishte thuajse 13 përqind e prodhimit të përgjithshëm të brendëshëm, më shumë se katër herë sa lejon tavani i caktuar nga Bashkimi Evropian. Athina është agazhuara që të reduktojë defiçitin me më pak se 3 përqind të prodhimit të përgjithshëm të brendëshëm deri në vitin 2012.
Nëse veprimet e Greqisë janë të pamjaftueshme, zoti Juncker paralajmëroi se Bashkimi Evropian do të nderhyjë për të siguruar stabilitetin e rajonit të euros. Masat e rrepta nga qeveria greke kanë shkaktuar protesta në mbarë vendin. Ekspertët paralajmërojnë se problemet ekonomike të Greqisë mund të kërcenojnë ekonomitë e brishta të euro-zonës si përshembull Portugalinë. Zyrtarët e Bashkimit Evropian duan të dinë nëse Greqia përdori një seri ivestimesh tejet komplekse për të fshehur ashpërsinë e problemeve financiare të vendit. //kh//