Kryeministri rus Vladimir Putin thotë se tubacionet e gazit natyral të propozuara në projektin South Stream mund të ndihmojnë Greqinë që ta marr veten nga kriza ekonomike dhe të forcojë vendin.
Pas takimit me kryeministrin George Papandreou në Moskë të martën, zoti Putin tha se projekte të tilla të mëdha janë të dobishme për të tërhequr investimet e huaja dhe krijuar vende pune. Ai tha se Greqia do të përfitonte sepse do të jetë një vend tranzit për linjën e gazit, që do të transportojë gazin rus nën Detin e Zi për në Evropë duke menjanuar shtratin e renduar të Bosforit. Rusia dhe disa vende evropiane po financojnë projektin, i cili pritet të përfundojë në vitin 2015.
Më herët, presidenti Dmitri Medvedev sygjeroi që zoti Papandreou mund ti drejtohej Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore për ndihmë. Por udhëheqësi grek, deri tani, nuk ka pranuar që të kërkojë ndihmë financiare, përfshi edhe vendet e Bashkimit Evropian.
Kryeministri grek përfundoi vizitën dy ditore në Moskë të martën duke thënë se të dy vendet shprehën një deshire për marrëdhënie më të thella strategjike. Ai tha gjithashtu se Greqia është e gatshme që të nënshkruajë në marrëveshje për të marrë pjesë në projektin South Stream. //kh//