Lidhje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes bën thirrje për ndryshime të shumta në NATO


<!-- IMAGE -->

Sekretari Gates tha në një konferencë të NATO-s në Uashington se zyrtarët e Konceptit të Strategjisë së re janë caktuar që të shkruajnë nevojat që trajtojnë një gamë të gjerë çështjesh në atë që ai e quajti, një dokument gjithpërfshirës, të ngjeshur dhe detyrues, dokument i cili plotëson nevojat e Evropës së zgjeruar pas Luftës së Ftohtë dhe botës pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

“Çmilitarizimi i Evropës, ku breza të tërë të publikut dhe klasës politike janë kundër përdorimit të forcës dhe rreziqeve që sjell ajo, nderkohë që shekulli i 20-të ishte një avantazh për ta, tani kanë hasur një pengesë për të arritur siguri të vërtetë dhe paqe të qendrueshme në shekullin e 21-të.”

Sekretari Gates tha seevropianët duhet ta kuptojnë rendësinë e NATO-s si një një aleancë nderkombëtare sigurie, jo vetëm një organizatë për mbrojtjet e integritetit territorial të Evropës, sikurse ishte kur u themelua në vitin 1949.

“Mundësia më e madhe e kercënimeve mund të burojnë nga shtetet e deshtura, që po dështojnë apo të coptuara sesa nga shtete agresore, ku aktorë të rrezikshëm dhe jo shtetërorë shpesh veprojnë nga brenda atij vendi me të cilin ne nuk jemi në luftë, ose nga vetë kufinjtë e vendeve tona, dhe nga ku përhapja e armëve dhe teknologjitë e reja mundësojnë spektrin e kaosit dhe shkatërrimit në masë në çdo kryeqytet tonin.”

Zoti Gates tha se NATO-ja duhet të ndyshojë mënyrën e funksionimit, përmirësojë procesin buxhetor, investojë në mundësitë e së ardhmes dhe të mbyllë bazat për të cilat nuk ka më nevojë. Ai theksoi se për shumë vite, vende anëtare nuk kanë qënë të gatshme për të plotësuar kërkesat e duhura për aeroplanë transporti, aeroplanë autobotë, helikopterë dhe aftësi zbulimi. Zoti Gates tha se aleanca ka nevojë të ndryshojë thelbësisht menyrën se si cakton prioritetet dhe grumbullon burimet, në menyrë që të mbetet e përshtatshme në ndryshimin e tablosë strategjike.

Zyrtarët amerikan i kanë theksuar shpesh këto pika gjatë viteve të fundit, duke u kërkuar evropianëve që të shpenzojnë më shumë në mbrojtje dhe të jenë më mbështetës në përpjekjet e NATO-s, që nga mbrojta kundër raketave deri tek lufta në Afganistan. Zyrtarët ameriaknë thonë se janë vënë re përparime, kryesisht në shtimin e trupave evropiane për Afganistanin.

Por studiuesja britanike Sally McNamara e Fondacionit Heritage shpreh dyshime nëse dokumenti i ri që pritet nga aleanca do të ndryshojë atë që ajo e quan, prirje pacifiste në shumë vende evropiane.

“Nëse shikojmë problemet që ka NATO, si ndarja e detyrimeve, kemi Afganistanin. Ne jemi tani në Afganistan dhe nuk ka asnjë lloj marrëveshje në letër që përcakton ndarjen e detyrimeve në Afganistan, dhe ky është problemi.”

Ekspertja e mbrojtjes që përqendrohet tek çështjet e NATO-s, McNamara, tha se fillimisht ishte tejet entuziaste rreth dokumentit të ri të aleancës për Konceptin Strategjik. Por ndërkohë që procesi u zhvillua, ajo thotë se i është mbushur mendja se aleanca e 28 vendeve nuk do të jetë në gjendje të hartojë atë lloj dokumenti që ka nevojë.

“Nëse i hedh vështrimin konceptit të fundit strategjik të NATO-s në vitin 1999, gjerësisht u cilësua si dokumenti më i pavlerë sepse mori shumë kohë dhe se kishte diçka për të gjithë. Ky dokument do të bejë të njëjtën gjë, dhe do të jetë për të ardhur keq sepse nuk do të jetë i qartë; nuk do të përcjellë asnjë mesazh për të ardhmen.”

Sekretari Gates po ashtu përmendi të njejtin shqetësim të martën duke ju drejtuar zyrtarëve të NATO-s në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Uashington.

“NATO-ja ka nevojë për reforma serioze, me synime afat-gjata për të trajtuar krizat që kanë vite që janë krijuar. Vetëm nëse Koncepti Strategjik nxit ndryshime operacionale dhe institucionale si ato që përmenda, përndryshe nuk do të ja vlejë as sa letra në të cilën shkruhet.”

Konferenca pritet të jetë diskutimi i fundit publik i çështjeve që lidhen me Konceptin Strategjik të NATO-s. Në fazën tjetër, ekspertët do të hartojnë një dokument dhe ta shpërndajnë mes vendeve anëtare dhe bëjnë ndryshimet e duhura që të miratohet nga NATO-ja dhe pastaj ta aprovojnë zyrtarisht në takimin e ardhëshëm të nivelit të lartë të aleancës që pritet të mbahet në Lisbonë nga fundi i këtij viti. //kh//

XS
SM
MD
LG