Lidhje

Kouchner: Kosova dhe Serbia do të jenë në BE si vende mike


Shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kushner tha sot në Prishtinë se Kosova dhe Serbia do të jenë në mes te vendeve të Bashkimit Evropian si vende të pavarura dhe mike, ndërsa tërhoqi vërejtjen se nuk mund të mendohet integrimi evropian me probleme të hapura me vendet fqinje. Ministri Kushner, i cili shkoi në Prishtinë nga Beogradi, tha se pavarësia e Kosovës është e padiskutueshme, ndërsa shprehu mbështetjen e Francës për shtetin e ri.

XS
SM
MD
LG