Lidhje

Kalendari historik i datës 26 prill - 2001-04-27


30 vjet më parë, më 26 prill të vitit 1971, një mision i veçantë i rekomandoi presidentit Richard Nixon që Shtetet e Bashkuara të ndërmerrnin hapa për pranimin e Kinës në radhët e OKB-së. Në raportin e shkruar nga ekspertë të politikës së jashtme dhe udhëheqës biznesi thuhej se Shtetet e Bashkuara gjithashtu duhet të ushtronin trysni për vazhdimësinë e anëtarësisë së Tajvanit në Kombet e Bashkuara. Më vonë, po në vitin 1971, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pranoi Republikën Popullore të Kinës si anëtare të OKB-së. Por pavarësisht nga përpjekjet e amerikanëve, ajo e përjashtoi Tajvanin nga radhët e saj. Jo vetëm që Kina Komuniste u pranua në radhët e OKB-së, por asaj ju dha vendi që kishte patur më parë Tajvani në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Më 26 prill të vitit 1984, muzikanti i madh i xhazit Count Basie vdiq nga kanceri, në moshën 79 vjeçare. William Basie lindi në Red Bank të shtetit New Jersey, në vitin 1904. Nëna i mësoi atij t’i bjerë pianos që në moshë të vogël. Në moshën e adoleshnecës, Basie shkoi në New York, ku ai ra në kontakt dhe u influencua nga pianistët e xhazit në Harlem, si James Johnson dhe Fats Waller. Në vitin 1935, kur ai u vu në krye të bandës së Çikagos, një folës i radios lokale i vuri Basie nofkën ”konti”. Muzika e William Basie, i cili vdiq në vitin 1984, pati një ndikim të fuqishëm në gjeneratën e muzikantëve të xhazit që e shoqërojnë këngën me lëvizje ritmike në skenë.

XS
SM
MD
LG