Lidhje

Kina nuk lejon SHBA të tërheqë avionin e zbulimit nëpërmjet ajrit - 2001-05-08


Kina bëri të ditur se nuk do të lejojë që Shtetet e Bashkuara ta tërheqin me anë të ajrit aeroplanin amerikan të zbulimit që ndodhet në një bazë ushtarake të ishullit kinez Hainan.

Aeroplani i dëmtuar amerikan vazhdon të mbahet atje që nga 1 prilli kur bëri një ulje të detyruar. Uashingtoni ka kërkuar kthimin e tij. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës tha sot se qeveria e tij u ka deklaruar zyrtarëve amerikanë se ata nuk do të lejohen ta riparojnë avionin për ta kthyer atë në Shtetet e Bashkuara.

Ai nuk dha shpjegime por nuk përjashtoi mundësinë që aeroplani të kthehet i çmontuar. Dje, Shtetet e Bashkuara i rifilluan fluturimet vëzhguese përgjatë bregdetit kinez.

XS
SM
MD
LG