Lidhje

Kalendari historik i datës 31 maj - 2001-05-31


Më 31 maj 1821, klerikë dhe udhëheqës politikë vendor nga qytetet në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara morrën pjesë në ceremoninë e përurimit të katedrales së parë katolike të Amerikës. E ndërtuar në qytetin Baltimore të shtetit Maryland, katedrales iu dha emri i Shën Mërisë. Arkitekti Benjamin Latrobe, i cili ka punuar projektet e ndërtimit të shumë objekteve në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe ndërtesën e kongresit amerikan këtu në Washington, hartoi edhe planin e ndërtimit të katedrales në Baltimore. Zoti Latrobe e kishte të qartë se kjo katedrale do të bëhej qendër e besimtarëve katolikë në Amerikë dhe do të shërbente si simbol për të përkujtuar rolin e rëndësishëm që kanë luajtur katolikët në ndërtimin e Amerikës. Qyteti i Baltimorës u caktua të jetë selia e parë e katolikëve në Shtetet e Bashkuara, sepse atyre u ishte lejuar të ushtronin besimin e tyre fetar në shtetin e Marylandit për një kohë shumë të gjatë krahasuar me vendet e tjera në Amerikë.

Më 31 maj 1889, vërshime të madha ujrash përfshinë qytetin Johnstown të Pensilvanisë, pas shëmbjes së digës në lumin Conemaugh. Mbi 2 mijë e 200 njerëz humbën jetën, ndërkohë që pjesë të tëra të qytetit të Johnstownit, përfshirë këtu edhe dyqanet, u mbuluan nga një shtresë 10 metërshe rëre dhe balte. Mirëpo qyteti u rindërtua sërish bashkë me një sistem më të mirë për lajmërimin e qytetarëve në rast të ndonjë katastrofe të re. Më 1936 shirat e mëdha shkaktuan përsëri përmbytje. Qyteti përsëri u dëmtua , mirëpo shumë më pak njerëz humbën jetën - gjithsej 24. Më 1942, ushtria amerikane përfundoi një projekt për kontrollin e përmbytjeve në Johnstown, mirëpo përmbytjet goditën sërish këtë qytet në vitin 1977, duke shkaktuar vdekjen e 85 personave.

XS
SM
MD
LG