Lidhje

Presidenti Bush mbi ngrohjen globale - 2001-06-10


Njoftimet e lajmeve bëjnë të ditur se presidenti Bush ka në plan të informojë aleatët evropianë se Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojnë shkaqet dhe rrugëdaljet për problemin e ngrohjes globale, por do ta ritheksojë qëndrimin e tij lidhur me një marrëveshje të rëndësishme mbi mjedisin. Gazetat The Washington Post dhe New York Times njoftojnë se presidenti Bush ka në plan të argumentojë se Traktati i Kiotos, që kërkon pakësimin e gazrave që shkaktojnë efektin serrë, është i metë. Megjithatë gazetat citojnë zyrtarë amerikanë të kenë thënë se presidenti ka në plan të paraqesë një nismë që do të financojë kërkime shkencore për zhvillimin e teknologjive që pakësojnë çlirimin e këtyre gazrave në atmosferë. Presidenti do të diskutojë mbi qëndrimin e tij ndaj çështjes së ngrohjes globale në një fjalim që do të mbajë nesër para se të niset për në Evropë.

XS
SM
MD
LG