Lidhje

Greqi: fundoset anija me emigrantë kurd - 2001-06-15


Në Greqi autoritetet thanë se të paktën gjashtë veta janë mbytur kur një anije që transportonte emigrantë të paligjshëm, kryesisht kurdë nga Iraku dhe disa afganë, u fundos gjatë natës së mbrëmshme në afërsi të ishullit Mikonos në detin Egje. Zyrtarët grekë thanë se 58 emigrantë të tjerë u ndihmuan të dilnin në breg, ku përfshiheshin 6 gra dhe 7 fëmijë. Nuk janë gjendur ende trupat e tre fëmijëve dhe një të rrituri. Kapiteni grek i anijes i cili është arrestuar tha se kishte marrë emigrantët të paligjshëm nga një anije turke peshkimi dhe kishte në plan ti transportonte ata në një port në jug të Athinës. Mijëra njerëz nga Lindja e Mesme, Azia dhe Evropa Jugore përpiqen të hyjnë çdo vit ilegalisht në Greqi, duke shpresuar për një jetë më të mirë diku tjetër në Evropë.

XS
SM
MD
LG