Lidhje

Intervistë me analistin Artur Zheji - 2001-07-30


Udhëheqësi i opozitës shqiptare, Sali Berisha akuzoi socialistët në pushtet për falsifikimin e rezulatateve të zgjedhjeve parlamentare dhe shtoi se Partia Demokratike që ai drejton do të bojkotojë parlamentin.

Ish presidenti i Shqipërisë tha gjatë një konference për shtyp në Tiranë se ai e konsideron parlamentin e zgjedhur në dy raundet e votimeve në qershor dhe në raundin e tretë në fillim të këtij muaji si jo legjitim. Partia Socialiste e kryeministrit Ilir Meta doli fituese në zgjedhje megjithë disa parregullsi.

Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se zgjedhjet ishin në përgjithësi të lira dhe të drejta duke theksuar se parregullsitë nuk ndikuan në rezulatin përfundimtar.

XS
SM
MD
LG