Lidhje

Iraku paralajmëron SHBA dhe Britaninë të ndalin fluturimet në hapësirën e tij - 2001-08-08


Presidenti irakian, Saddam Hussein paralajmëroi Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë të ndalin fluturimet në hapësirën ajrore të Irakut. Ai tha se në rast të kundërt ndaj tyre do të hapet zjarr. Udhëheqësi irakian e bëri këtë paralajmërim në një fjalim që mbajti me rastin e 13-vjetorit të përfundimit të Luftës Iran-Irak. Ai shtoi se në se Shtetet Bashkuara dhe Britania nuk duan të rrezikojnë pilotët dhe avionët e tyre, ata duhet të largohen. Dje, avionët amerikanë dhe britanikë kryen një sulm ndaj pozicioneve të mbrojtjes irakiane, pasi u sulmuan nga bateritë kundërajrore dhe raketat tokë-ajër të Irakut.

XS
SM
MD
LG