Lidhje

Nato arreston 8 persona në kufirin Kosovë-Maqedoni - 2001-08-24


Pjestarët e forcës paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë arrestuan tetë persona, që dyshohet të jenë luftëtarë shqiptarë kur po kalonin ilegalisht kufirin me Maqedoninë.

Një zëdhënës i forcave paqëruajtëse tha se tetë personat u arrestuan mbrëmë vonë dhe u dërguan për në kampin amerikan Bondsteel, për t’u marrë në pyetje.

Zëdhënësi tha se të arrestuarit kishin me vete paisje komunikimi dhe emblema të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Autoritetet maqedonase thonë se grupet e armatosura të shqiptarëve kanë shfrytëzuar Kosovën si zonë të sigurt për veprimtaritë e tyre si dhe për furnizime. Forcat paqëruajtëse u detyruan të shtojnë numrin e patrullimeve përgjatë kufirit në përpjekje për të penguar kalimin e luftëtarëve.

XS
SM
MD
LG