Lidhje

Në Maqedoni vazhdon operacioni i grumbullimit të armëve - 2001-09-07


NATO-ja thotë se faza e dytë e operacioneve të çarmatimit në Maqedoni ka filluar pa probleme.

Zëdhënësi i NATO-s, majori Berry Johnson, tha në Shkup se grupet e armatosura shqiptare filluan dje të dorëzojnë armët pa incidente.

Operacioni i NATO-s, Korrjet Esenciale ka si objektiv grumbullimin e 3 mijë e 300 armëve nga kryengritësit shqiptarë në tre faza që do të përfundojnë më 26 shtator. Në fazën e parë të operacionit javën e kaluar u mblodhën më shumë se 1 mijë armë.

Trupat e NATO-s morën dje masa të forta sigurimi rreth pikave të grumbullimit të armëve, pasi parlamenti maqedonas votoi për miratimin e ndryshimeve kushtetuese për t’u njohur shqiptarëve më shumë të drejta. Miratimi i ndryshimeve i hapi rrugën fazës së dytë të operacionit për grumbullimin e armëve.

Një zëdhënës i kontigjentit britanik të paqeruajtësve të NATO-s thotë se trupat britanike që shërbejnë përkrah trrupave italiane dhe holandeze, asgjësuan një tank të ushtrisë maqedonase në një kodër në rrethinat e Radushës, pranë kufirit Maqedoni-Kosovë. Zëdhënësi tha se sot u mblodhën dhjetra pushkë dhe armë anti-tanke.

NATO-ja thotë se dje u mblodhën dhjetëra pushkë dhe armë anti-tanke, por nuk dha hollësi të mëtejshme.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit të Evropës lavdëroi parlamentin maqedonas për votën pro-marrëveshjes. Walter Schwimmer tha në Strasburg se Shkupi duhej përgëzuar për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për atë që Këshilli e cilësoi si një problem të vështirë të brendshëm.

XS
SM
MD
LG