Lidhje

SHBA përgatitet për luftë kundër terrorizmit - 2001-09-14


Pas sulmeve shkatërrimtare në Qendrën Botërore të Tregëtisë dhe në Pentagon, Shtetet e Bashkuara po përgatiten për luftë kundër terrorizmit. Në këtë luftë, siç tha presidenti Bush, Shtetet e Bashkuara ”nuk do të bëjnë dallim midis terroristëve që i kryen këto veprime terroriste dhe atyre që i strehojnë ata.” ”Çështja nuk është thjesht kapja e këtyre njerëzve dhe nxjerrja e tyre para përgjegjësisë, tha zëvendës-sekretari amerikan i Mbrojtjes Paul Wolfowitz. Çështja është eliminimi i e strehëve të tyre, asgjësimi i sistemeve mbështetës të tyre, dhënia fund e regjimeve që e nxisin terrorizmin.” Zoti Wolfowitz tha se kjo ”duhet të jetë një fushatë e gjerë dhe e vazhdueshme. Ajo nuk bëhet me një goditje të vetme ushtarake, sado dramatike që ajo të jetë. Kjo fushatë nuk mund të realizohet vetëm nëpërmjet përdorimit të forcës ushtarake. Ajo mund të realizohet me vënien në përdorim të të gjitha burimeve të qeverisë amerikane, tha ai.”

Zyrtarët amerikanë po hetojnë në lidhje me të gjitha organizatat terroriste që mund të kenë patur aftësinë për kryerjen e sulmeve të 11 shtatorit. Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell tha se organizata kryesore që dyshohet të kryer këto sulme është Al-Kaida me qendër në Afganistan. Kjo organizatë u krjijua në vitin 1990 nga Osama Bin Laden, terroristi famëkeq që strehohet nga fraksioni taleban i cili kontrollon pjesën më të madhe të Afganistanit.

Al-Kaida ka kryer disa nga veprimet më të rënda terroriste, përfshirë bombardimin në të njëjtën kohë të ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani në gusht 1998. Rrjeti i Bin Ladenit gjithashtu ka stërvitur terroristë nga Taxhikistani, Bosnja, Çeçenia, Somalia, Sudani, Jemeni, Filipinet, Egjipti, Libia, Pakistani dhe Eritrea. Në vitet ’90, ajo kishte lidhje me komplotet për vrasjen e Papa Gjon Palit të Dytë dhe presidentit Bill Clinton.

Siç tha Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell, Shetetet e Bashkuara janë në procesin për të përcaktuar se kush mban përgjegjësi për sulmet terroriste të 11 shtatorit. ”Dhe, kur ta kemi bërë këtë, tha zoti Powell, ne do ta shpallim hapur atë. Atëhere, ne do ta ndjekim kudo që të jetë atë organizatë apo rrjet si dhe ata që e kanë strehuar, mbështetur dhe ndihmuar, dhe do ta shkatërrojmë atë plotësisht; pastaj do të ndërmarrim një sulm global kundër terrorizmit në përgjithësi.

XS
SM
MD
LG