Lidhje

Bin Laden: nuk kam lidhje me sulmet - 2001-09-16


Osama bin Laden tha se nuk ka lidhje me sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë që bëri sot për agjencinë e lajmeve Afghan Islamic Press, ai tha se Shtetet e Bashkuara e akuzojnë atë vazhdimisht për akte terroriste. ”Unë them se nuk e kam bërë atë”, u shpreh sauditi në mërgim bin Laden.

Zyrtarë të lartë të talebanëve që janë në fuqi në Afghanistan thonë se Osama bin Laden do të vazhdojë të gëzojë mbrojtje si mysafir në vendin e tyre. Por Pakistani do të dërgojë nesër një delegacion zyrtar në Kabul në përpjekje për ta bindur Talebanin që ta dëbojë bin Ladenin për të evituar një sulm të mundshëm ushtarak amerikan.

Udhëheqësi shpirtëror i Talebanit thirri klerikët islamikë në Kabul për të diskutuar mbi mbrojtjen e vendit.

XS
SM
MD
LG