Lidhje

Rumsfeld: përgjigja ushtarake, fushatë gjithëpërfshirëse - 2001-09-17


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfled, thotë se një përgjigje e mundshme ushtarake ndaj sulmeve terroriste të së martës do të jetë një fushatë gjithëpërfshirëse dhe e gjatë e cila do të mbështetet kryesisht në trupat e zgjedhura amerikane të stërvitura për luftë jokonvencionale.

Zoti Rumsfled tha se këto Forca të Operacioneve Speciale do të luajnë një rol kryesor, pasi terroritët nuk kanë baza fikse dhe ushtri të organizuar në kazerma që normalisht do të përbënin objektiv për një forcë konvencionale ushtarake. Ai tha se misioni i ndjekjes këmba-këmbës të këtij armiku që maskohet vazhdimisht, do të bazohet në këto trupa të zgjedhura, të cilat janë tepër të stërvitura dhe punojnë pa u ndjerë në grupe të vogla, shpesh në thellësi të territorit armik.

Secila nga repartet e ushtrisë amerikane ka trupa të posaçme për operacione speciale të stërvitura për misione që shkojnë nga lufta psikologjike dhe stërvitja e forcave lokale në rajone të caktuara e deri tek spiunazhi dhe sabotimet.

XS
SM
MD
LG