Lidhje

Presidenti Bush bisedon me këshilltarët - 2001-09-23


Presidenti Bush u dha fund bisedimeve dy ditëshe që synojnë hartimin e një strategjie për luftën kundër terrorizmit.

Pritet që Presidenti të nënshkruajë së shpejti një urdhër ekzekutiv, ku do të shpallë emrat e grupeve terroriste dhe të personave të veçantë dhe do të vendosë bllokimin e pasurive të tyre në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë thonë se Washingtoni do të këmbejë me aleatët të dhëna që lidhin Osama bin Ladenin dhe rrjetin e tij me sulmet e 11 shtatorit në New York dhe Washington.

Forcat ushtarake amerikane po afrohen brenda rrezes nga mund të goditen talebanët në Afganistan, të cilët nuk pranojnë të dorëzojnë sauditin Osama bin Laden, i dyshuari kryesor për sulmet e 11 shtatorit.

XS
SM
MD
LG